Senatori amerikan akuzon Izraelin për krime lufte në Gaza
13 Shkurt 2024 |
07:20
Senatori amerikan Chris Van Hollen ka akuzuar Izraelin për krime lufte në Rripin e Gazës.
“Fëmijët në Gaza tani po vdesin pasi qëllimisht nuk kanë ushqim. Ky është një krim lufte. Dhe kjo i bën kriminelë lufte ata që e orkestrojnë ngjarjen.
Pra tani pyetja është se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara për këtë gjë? Çfarë do të bëjmë ne? Çfarë do të bëjë Presidenti Biden? Presidenti Biden duhet të marrë masa në përgjigje të asaj që po ndodh”, tha ai gjatë një fjalimi në Senat.
Van Hollen deklaroi se para së gjithash presidenti duhet të kërkojë që qeveria e Netanyahut të lejojë më shumë ndihmë në Gaza dhe derisa të ndodhë kjo, Biden duhet të ndërpresë ndihmën për Izraelin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta