Vdekja e Aleksei Navalny, reagon Blinken: Rusia është përgjegjëse

16 Shkurt 2024 | 14:48

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas vdekjes në burg të opozitarit rus Aleksei Navalny.

Blinken tha se Navalny ishte njeriu që demaskoi rrënjët dhe dobësitë e regjimit të Putinit ndërsa theksoi se Rusia zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e tij.

Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalny ndërroi jetë këtë të premte, 16 shkurt, në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Arktik.

Navalny ishte një aktivist kundër korrupsionit, i cili u bë figura kryesore e opozitës kundër Vladimir Putinit në Rusi, duke organizuar protesta kundër Kremlinit.

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.

Vdekja e raportuar e Navalany vjen pak para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të vendosura për t’u mbajtur më 17 mars, ku Putin besohet gjerësisht për të fituar një mandat të pestë në një lëvizje që mund ta shohë atë të mbajë pushtetin të paktën deri në vitin 2030.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026