Spanja legalizon eutanazinë, iberikët bëhen vendi i gjashtë në botë që legalizojnë vetëvrasjen e asistuar

18 Mars 2021 | 13:51

Parlamenti spanjoll votoi të enjten pro një drafti që do të lejojë vetëvrasjen e asistuar për pacientët me sëmundje kronike ose të pakurueshme.

Drafti, që u mbështet nga koalicioni qeverisës i krahut të majtë dhe shumë parti të tjera, kaloi me 198 vota pro dhe 138 kundër. Partia Popullore konservatore dhe ajo e ekstremit të djathtë votuan kundër.

Sipas draftit, ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në 3 muaj nga publikimi i tij në gazetën qeveritare.

Spanja po ndjek kështu gjurmët e fqinjit të saj, Portugalisë, Parlamenti i të cilit aprovoi në shkurt një draft të ngjashëm për të legalizuar eutanazinë. Eutanazia është tashmë e ligjshme në Kanada, Kolumbi, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026