Greqia zgjedh presidenten e parë grua, Katerina Sakellaropoulou
Parlamenti grek zgjodhi gjykatësen e gjykatës së lartë si presidenten e parë grua të vendit.
Katerina Sakellaropoulou, 63 vjeç, siguroi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 mandate. Mbështetësit vinin si nga partia Demokracia e Re në pushtet, ashtu dhe nga Syriza dhe Lëvizja për Aleancën e Ndryshimit në opozitë.
Sakellaropolu do të shërbejë në detyrën e re për 5 vjet, duke filluar më 13 mars në datën e përfundimit të mandatit të presidentit Prokopis Pavlopulos.
Kryetari i opozitës dhe ish-kryeministri grek Alexis Tsipras thanë se Sakellaropoulu ishte një gjyqtare e mrekullueshme dhe një mbrojtëse e të drejtave të njeriut.
Pushtet simbolik
Aristides Hatzis, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Athinës, thotë se presidentja e re do të jetë një forcë pozitive në politikën greke.
“Ajo është një gjyqtare shumë e mirë dhe një ndërtuese shumë e mirë urash. Ajo është liberale në mënyrën më të gjerë të fjalës, dhe nuk është partizane. Kjo është e rëndësishme për politikën greke, por më kryesorja, është një person shumë bujar, empatik dhe mendjemprehtë”.
Greqia historikisht nuk ka pasur shumë gra në pozicione të larta në politikë, dhe të gjitha pozicionet e larta, përveç njërit prej tyre që prej kësaj të mërkure, mbahen nga burra.
“Ajo do të marrë mbështetjen e më shumë se 90 për qind të deputetëve grek. Ky është një unanimitet i paprecedentë për sistemin politik të Greqisë. E para presidente grua, konsensus i gjerë politik, ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Greqisë”, shtoi profesori Hatzis.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta