Biden u bën apel ligjvënësve për kontrollin e armëve pas masakrës së Kolorados
Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje të martën për një ndalim të shitjes së armëve automatike dhe një kontroll më të ashpër të armëve, pas masakrës së radhës të regjistruar në Kolorado, ku mbetën të vrarë 10 persona.
“Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë një çështje politike. Kjo është një çështje amerikane. Ajo do të shpëtojë jetë, jetë të qytetarëve amerikanë, ndaj dhe duhet të veprojmë. Ne duhet të ndalojmë shitjen e armëve automatike. Do të them më shumë kur të kem më shumë informacion, por dua të jem i qartë, ata qytetarë që humbën jetën lanë pas familje, lanë një plagë në zemrat e tyre dhe ne mund të shpëtojmë jetë”, tha Biden.
Presidenti i SHBA foli pak përpara se të linte Uashingtonin për në Kolumbus të Ohajos, një vizitë gjatë të cilës do të shënojë 11-vjetorin e nënshkrimit të aktit shëndetësor të njohur si Obamacare.
Masakra në lokalitetin Boulder të Kolorados vjen një javë pasi një person tjetër vrau 8 vetë në një sallon bukurie në Atlanta, duke kthyer vëmendjen tek dhuna e armëve.
Flamujt në Shtëpinë e Bardhë ishin në gjysmështizë deri të hënën për të përkujtuar viktimat në fjalë. Të martën ata u ulën sërish për viktimat e Kolorados.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi