Rikthehet partneriteti, SHBA-BE bashkojnë forcat kundër COVID, Rusisë dhe Kinës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duket se e kanë kaluar periudhën e marrëdhënieve të ftohura që dominoi gjatë administratës së Donald Trump.
Në takimin e parë të zhvilluar të mërkurën në Bruksel, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen rikonfirmuan bashkëpunimin për një sërë çështjesh, si pandemia e coronavirusit, ndryshimet e klimës, Ballkani Perëndimor, si dhe kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Kina.
“Prioriteti ynë kryesor është frenimi i pandemisë së coronavirusit dhe përballja me pasojat e saj në ekonomi dhe tek njerëzit. Ne e dimë që asnjë pjesë e botës nuk do të jetë e sigurt derisa të gjithë ne të jemi të sigurt. Ndaj, mezi pres të bashkëpunoj me ty, Toni, për forcimin e zinxhirit global të furnizimit me vaksina”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me aleatët e tyre dhe sidomos me partnerët e Bashkimit Evropian për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të arritur objektivin për një Evropë të lirë dhe në paqe. Më duhet të them, zonja presidente, se ne e shohim Bashkimin Evropian një partner të rëndësisë së parë për gjithçka që ju keni në agjendë dhe një seri çështjesh të tjera për të cilat ne do të diskutojmë”, tha Antony Blinken, sekretar i Shtetit, SHBA.
Shefi i diplomacisë amerikane shtoi se Amerika dhe Evropa së bashku mund t’i tregojnë botës se vlerat e lirisë dhe demokracisë mund të mbizotërojnë.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi