BE bllokon ‘Astrazeneca’, Breton: Dozat, në Evropë derisa të përmbushen detyrimet

26 Mars 2021 | 18:37

Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që vaksinat e “AstraZeneca” të lëvizin drejt vendeve të tjera. Komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm ka deklaruar se dozat e prodhuara do të qëndrojnë brenda bllokut derisa kompania të përmbushë detyrimet e shpërndarjes.

Bashkimi Evropian do të sigurohet që vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga AstraZeneca brenda bllokut të qëndrojnë aty derisa kompania të përmbushë detyrimet e shpërndarjes.

Kështu ka deklaruar komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, gjatë një vizite në një impiant farmaceutik në Barcelonë, ku nga mesi i qershorit do të prodhohet vaksina e “Johnson & Johnson”. Ai theksoi se kanë pasur probleme me këtë kompani sa i përket furnizimit me doza.

 “Sigurisht që “AstraZeneca” ka qenë një problem. Ju kujtoj sërish se prisnim të kishim 120 milionë doza në tre-mujorin e parë dhe më në fund morëm 30 milionë. Ndaj kishim një problem me këtë kompani”, u shpreh z. Breton

Bashkimi Evropian ditën e mërkurë përforcoi mbikëqyrjen mbi eksportin e vaksinave, me qëllim bllokimin e ngarkesave që kanë destinacion vendet ku ka pasur një nivel të lartë vaksinimi, si Britania, ose ato që nuk po ndajnë me të tjerët dozat që prodhojnë.

Evropa duhet të jetë lideri botëror në prodhimin e vaksinave brenda vitit, me 52 fabrika të shtrira në mbarë kontinentin, shtoi komisioneri.

 “Kjo do ta bëjë kontinentin tonë të parin sa i takon prodhimit të vaksinave brenda fundit të këtij viti, me një kapacitet prodhues nga 2 deri në 3 miliardë doza”, shtoi komisioneri i BE.

Komisioneri tha gjithashtu se Evropa duhet të ketë vaksinuar mjaftueshëm njerëz në verë, mundësisht brenda gjysmës së korrikut, për të arritur nivelin e “imunitetit global”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026