Lideri i parë me ngjyrë në Europë, kush është kryeministri që po shkruan historinë
Vaughan Gething do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Uellsit pasi fitoi garën për lidershipin e laburistëve.
Sipas mediave të huaja, ai mundi rivalin e tij të vetëm, ministrin e arsimit Jeremy Miles, për të pasuar Mark Drakeford pas një beteje tre-mujore për udhëheqjen e Laburistëve të Uellsit.
Gething, 50 vjeç, do të bëhet gjithashtu njeriu i parë me ngjyrë që do të mbajë postin dhe lideri i parë me ngjyrë i çdo vendi evropian.
Ai pritet të konfirmohet si kryeministër i vendit të mërkurën kur do të mbahet një votim në Senedd.
Ai do të pasojë Mark Drakeford, i cili ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2018.
Gething mundi rivalin e tij të vetëm, ministrin e arsimit Jeremy Miles, duke fituar 51.7% të votave.
Pas shpalljes së rezultatit në një sallë leksionesh në Universitetin e Kardifit, zoti Gething tha: “Sot, ne kthejmë një faqe në librin e historisë së kombit tonë. Një histori që e shkruajmë së bashku”.
Udhëheqësi i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar Sir Keir Starmer përshëndeti zgjedhjen e zotit Gething si “një moment historik që flet për përparimin dhe vlerat e Uellsit të ditëve të sotme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit