Stuhia “Gloria” shkakton 9 viktima në Spanjë, qeveria shpall gjendjen e emergjencës

23 Janar 2020 | 13:20

Shumë zona të Spanjës janë përfshirë nga dëbora teksa stuhia Gloria ka mbërthyer pjesën lindore të gadishullit

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën ndërsa shpejtësia e erës ka arritur 144 km/h ndërsa valët e detit në 13.5 metra.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra banorë ndërsa në disa aeroporte u anuluan rreth 200 fluturime.

Banorët në qytetin Morella nga ana tjetër janë duke u përballur me dëborën e dendur,  e cila ka nisur prej dy ditësh duke sjellë dhe bllokimin e rrugëve. 

Për shkak të kushteve ekstreme të motit qeveria spanjolle u detyrua të shpallë gjendjen e emergjencës.

Sipas meteorologëve, erërat e forta po përfshijnë pjesët veriore të Europës dhe se presioni i lartë mbizotëron në pjesën më të madhe të Evropës qendrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026