Tërmete në provincën turke të Kahramanmaras dhe në Detin Marmara

20 Mars 2024 | 09:08

Një tërmet me magnitudë katër e shkallës Rihter ka goditur sot provincën e Kahramanmaras në lindje të Turqisë dhe një tërmet më i dobët me magnitudë 3.5 është regjistruar në Detin Marmara, njoftuan autoritetet turke.

Sipas informacioneve në faqen e Agjencisë Turke të Menaxhimit të Emergjencave, thuhet se epiqendra e tërmetit, i cili ka ndodhur në orën 08:55 me orën lokale, ka qenë në lagjen Dulkadiroglu. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 5.13 kilometrash, raporton Anatolia.

Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, një tjetër tërmet më i dobët ka ndodhur në orën 09:21 me orën lokale me epiqendër në Detin Marmara në një distancë prej 2.42 kilometra nga qyteti i Jalovës.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 9.71 kilometra nën sipërfaqen e detit. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima të mundshme nga këta tërmete.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026