Tajlanda i bashkohet shteteve që shtyjnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Tajlanda ka vendosur të shtyjë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke iu bashkuar kështu një sërë shtetesh europiane që kanë ndërmarrë një gjë të tillë si pasojë e raportimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit.
Danimarka, Norvegjia dhe Austria janë ndër shtetet europiane që kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës.
Autoritetet shëndetësore këmbëngulin se lëvizja është një “masë paraprake” pa një lidhje direkte midis vaksinës dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.
AstraZeneca mori dritën e gjelbës nga disa rregullatorë, përfshi këtu atë të Mbretërisë së Bashkuar, BE, dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Profesor Yong Poovoraëan, këshilltar i programit të vaksinimeve në Tajlandë, tha se shtyrja nuk do të ketë një impakt të madh mbi planin e imunizimit të vendit.
Tajlanda nisi fushatën e vaksinimeve muajin e shkuar pas marrjes së 200 mijë dozave të vaksinës kineze Sinovac.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)