Kundërshtari i fortë i Kremlin-it thotë se gjendet i arrestuar në një ‘kamp përqendrimi’

15 Mars 2021 | 19:23

Me anë të një postimi në Instagram këtë të hënë, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny e ka krahasuar gjendjen e burgimit të tij me atë të një “kampi përqendrimi”

“Duhet të pranoj se sistemi i burgjeve rus më ka surprizuar. Nuk mendoja që do të ishte e mundur të ndërtohej një kamp përqendrimi vetëm 100 kilometra larg Moskës,” shkruan ai.

“Tre gjëra nuk do të reshtin kurrë së më mahnituri. Yjet lart nesh, në qiell, e domosdoshmja kategorike që gjendet së brendshmi secilit prej nesh, si dhe ndjesia e jashtëzakonshme kur rrëshqet pëllëmbën e dorës në një koke sapo të rruar,” vazhdoi Navalny.

 

534x371 cmsv2 6f4e3d21 1e6a 558a 95f7 09c224be373d 5453838

Navalny u arrestua në 17 Janar kur sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku ai po pushonte prej 5 muajsh për të  marrë veten nga një sulm që ju bë me një lloj helmi për agjentët nervor, sulm ky për të cilin ai fajëson direkt Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë mohuar që nga momenti i parë këtë akuzë.

Muajin e shkuar, Navalny u dënua më 2 vite e gjysmë heqje lirie pasi ai shkeli masat e lirisë me kusht gjatë rimëkëmbjes së tij në Gjermani. Ai e ka mohuar akuzën për hakmarrje nga Kremlin-it.

Ndalimi dhe arrestimi i tij shkaktuan një valë protestash anë e mbanë Rusisë të cilat u luftuan masivisht nga autoritetet ligj-zbatuese.

“Viti 1984 i Orwell-it”

Ndërkohë që zyrtarët nuk e kanë bërë publik burgun në të cilin ai është dërguar, media ruse ka raportuar se ai gjendet pikërisht në qytetin Pokrov, 85 kilometra në lindje të Moskës.

Ky burg ka një reputacion për kushtet e tij të rënda të burgimit. Ish-të burgosur të tjerë kanë shprehur se gjatë dënimit aty, ata i janë nënshtruar kontrolleve të përorëshme, përfshi gjatë gjithë orëve të natës, madje ata thonë se e kanë patur të ndaluar edhe të folurin me të tjerët.

Në postimin e tij në Instagram këtë të hënë, Navalny shkruan:

“Kudo ka video kamera, të gjithë jemi të vëzhguar dhe pas shkeljes më të vogël, shkruhet një raport. Mendoj se dikush aty lart ka lexuar Vitin 1984 të George Orwell dhe ka thënë: Po, bukuri. Le ta bëjmë këtë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026