‘Oppenheimer’ në Japoni, filmi mbi ‘babain’ e bombës atomike në kinemanë e Tokios
Filmi fitues i çmimit Oskar, “Oppenheimer”, më në fund u shfaq të premten në Japoni, ku subjekti i tij është një çështje tejet e ndjeshme dhe emocionale.
Filmi u shfaq në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera në korrik në të njëjtën kohë me “Barbie”, duke frymëzuar fenomenin viral të pagëzuar si “Barbenheimer” nga fansat.
Por, ndërsa “Barbie” u shfaq në Japoni në gusht, “Oppenheimer” qëndroi larg ekraneve të kinemasë për muaj me radhë.
Asokohe nuk u dha asnjë sqarim zyrtar, duke nxitur spekulimet se filmi ishte shumë kontradiktor për t’u transmetuar në Japoni, i vetmi vend që ka pësuar një sulm bërthamor në kohë lufte.
Rreth 140 mijë persona humbën jetën në Hiroshima dhe 74 mijë në Nagasaki, ku shtetet e Bashkuara hodhën bombën atomike në dy qytetet në vitin 1945, pak ditë përpara fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në një kinema të madhe në qendër të Tokios, ku “Oppenheimer” u shfaq të premten, nuk kishte asnjë material promovues, sikurse është e pritshme për një film të madh.
Aty ishte vetëm një poster i vogël që reklamonte filmin, që pati një buxhet prej 100 milionë dollarësh dhe që fitoi mbi 1 miliard në box office në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)