Protesta masive në Hungari/ Mediat: 100 mijë qytetarë dolën në shesh kundër Orban
Në Hungari është zhvilluar protesta më e madhe kundër qeverisë në vitet e fundit. sipas mediave, 100 mijë qytetarë kanë dalë në shesh për të kërkuar largimin e kryeministrit Viktro Orban.
Opozita hungareze ka nisur një valë protestash kundër qeverisë së Viktor Orban. Të shtunën rreth 100 qytetarë ju përgjigjën thirrjes për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe abuzimeve me pushtetin.
Sipas mediave, kjo protestë ishte një nga dy më të mëdhatë që janë mbajtur vitet e fundit në vend.
Kreu i opozitës, Péter Magyar, dikur një aleat i Viktor Orban, kërkon zgjedhje të reja dhe largimin e qeverisë aktuale. Orban është në pushtet që prej vitit 2010 dhe vendi ka njohur përkeqësime në çështjet e pavarësisë së pushteteve dhe të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara.
Kreu i opozitës akuzon median dhe prokurorinë e vendit për mungesë të pavarësisë.
Magyar gjithashtu kritikoi ashpër partitë tradicionale të opozitës për dështimin për të zhvilluar një betejë të ashpër kundër partisë në pushtet gjatë 14 viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës