Irani kërcënon Izraelin/ Zyrtari i Teheranit: Asnjë ambasadë nuk do të jetë e sigurt

7 Prill 2024 | 21:36

Ushtarakë të lartë të Iranit kanë kërcënuar Izraelin, pas sulmit në ambasadën e Iranit në Siri.

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur nivelet më të larta pas sulmit ndaj ambasadës iraniane në Siri.

Një këshilltar i lartë i ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar gjatë fundjavës së të gjitha selitë diplomatike të izraelit nuk do të jenë më të sigurta. Shërbimet inteligjente të SHBA kanë njoftuar Izrealin se gjatë ditëve në vijim pritet një sulm i ashpër nga Teherani. Ndërkohë ministria e Jashtme e Izraleit ka njoftuar mbylljen e shërbimeve në disa ambasada ku dyshohet se Irani mund të kryej një sulm të armatosur.

Në sulmin e datës 1 prill në Damask, u vranë dy gjeneralë ushtarakë iranianë që ishin brenda ambasadës.

Izreali akuzon Iranin se financon me para dhe mjete ushtarake lëvizjet terroriste dhe grupet e Hamasit.

Gjenerali Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, tha se izraelitet do të pendohen për vrasjen e ushtarakëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026