Vaksinimi kundër COVID-19, cilat vende po fitojnë garën me virusin

11 Mars 2021 | 10:35

Kur e gjithë bota ndodhet prej një viti në pandemi, sfida më e madhe e të gjitha vendeve është të sigurojnë sa më shumë vaksina për popullatën e tyre.

Krahas kësaj kompanitë që kanë zbuluar vaksinën që të mbron nga SARS-CoV-2 janë në luftë me kohën për të prodhuar sa më shumë doza ndërsa nga ana tjetër nuk ndalen kërkimet nga të tjera kompani për të arritur zbulimin.

Për t’i dhënë fund pandemisë nevojitet që një pjesë e madhe e popullsisë së botës të jetë imune nga virusi, por duket se deri tani vetëm vendet e pasura kanë siguruar mjaftueshëm vaksina.

Sipas të dhënave të fundit (10 mars), SHBA kanë administruar 95.72 milionë doza vaksine. Në vend të dytë është Kina me 52.52 milionë vaksina, e ndjekur nga India me 25.69 milionë doza.

Në vend të katër, vendi me më shumë vaksina të administruara është Mbretëria e Bashkuar me 24.06 milionë doza, pasuar nga Brazili me 11.76 milionë doza, Turqia me 10.36 milionë doza, Izraeli me 9.07, Gjermania dhe 8.43 dhe Rusia me 7.05 milionë doza.

dozat

Numri i vaksinave të siguruara është vetëm një anë, pasi numri i tyre krahasohet gjithnjë me numrin e popullsisë përkatëse. Vendi që ka siguruar deri tani më shumë vaksina për 100 persona është Izraeli që ka 104.81 vaksina për 100 njerëz.

Në vend të dytë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Bahrejn, Kili, SHBA, Serbia, Danimarka dhe Maroku.

Në këtë renditje, Shqipëria është tek vendet e fundit në botë, pasi deri tani ka arritur të sigurojë vetëm 0.55 vaksina për 100 persona.

dsgsdhdh

Por si qëndrojnë vendet në procesin e vaksinimit? Izraeli është në krye pasi deri tani ka arritur që të vaksinojë me të paktën një dozë 58.6% të popullsisë. Në vend të dytë janë Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë vaksinuar 35.2% të popullsisë.

Më pas vijnë Mbretëria e Bashkuar me 33.6% të popullsisë së vaksinuar, Kili me 23.3%, SHBA me 18.7%, Bahrejn me 18.3%, Serbia me 16.8% dhe Danimarka me 9.7% të popullsisë së vaksinuar.

Në shifra deri më 10 mars, SHBA ka vaksinuar me të paktën një dozë, 62.45 milionë njerëz. Kurse Mbretëria e Bashkuar deri tani ka vaksinuar 22.81 milionë qytetarë kurse në vend të tretë është Brazili me 8.76 milionë njerëz të vaksinuar.

Deri tani vendi që ka përqindjen më të lartë të vaksinimit të plotë të popullsisë është Izraeli, pasi 46.2% e popullsisë së saj i kanë marrë të dy dozat. Ndërkohë në shifra, numrin më të lartë të vaksinimit e kanë SHBA me 32.9 milionë persona që kanë marrë të dy dozat.

vaksinisdfdsgmi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026