Franca dhe Holanda kundër Kroacisë që të bëhet pjesë e ”Schengen”

14 Mars 2021 | 15:49

Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian dhe Komisionerja për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson informuan Këshillin që Kroacia i ka plotësuar kushtet e procedurës së vlerësimit të Schengen-it.

Kjo procedurë ka nisur në qershor të vitit 2015 dhe ka përfunduar në maj të 2019, u shpreh ministrja në një konferencë për mediat.

Në fakt, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, ndonëse vende anëtare të BE-së, nuk janë pjesë e zonës Schengen, për shkak se Franca dhe Holanda gjatë dy viteve të fundit kanë qenë kundër këtij aderimi.

Ndërkaq, Bullgaria, ka vendosur që të mos i bashkohet zonës Schengen edhe për shkak të frikës së vërshimit të emigrantëve në kufijtë e tyre. Por ndërkohë, Kroacia, ndonëse ka plotësuar 281 rekomandimet e zonës Schengen, ku 145 prej tyre i përkasin kontrollit të jashtëm të kufijve, akoma i nevojitet një vendim politik i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’u pranuar.

Procedura e Kroacisë për t’u bërë pjesë e zonës Schengen është vlerësuar si një asnjë shtet më parë dhe ka zgjatur më shumë kohë.

Megjithatë, ajo që ka munguar, ashtu si në rastin e integrimit Evropian të Shqipërisë, është miratimi politik i shteteve më skeptike të Këshillit, të tilla si Franca apo dhe Holanda.14

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026