Origjina e virusit COVID-19, pritet raporti i OBSH-së, përjashtohet teoria e krijimit në laborator

30 Mars 2021 | 07:45

Covid-19 ka vrarë në shumë se 2.8 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej gati 15 muajsh të gjithë jemi prekur nga pandemia që kur ajo nisi në qytetin kinez Wuhan.

E prej asaj kohë zbulimi i origjinës së virusit është një mision i kryesuar nga OBSH.

Por, raporti i saj ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Gjetjet në një raportin prej 124 faqesh që do të dalë zyrtarisht sot kanë bërë që OBSH dhe Kina të supozojnë së bashku se Covid-19 ndoshta u ka kaluar njerëzve nga një lakuriq nate përmes edhe të tjera kafshëve.

Ekspertët kanë përfshirë gjallesa të tilla si, pangolina, lepuj dhe badger apo vjedull, por asgjë nuk është e sigurt.

Hetuesit kanë përjashtuar të gjitha opsionet se virusi është krijuar në laborator.

Kontrollet, të cilat nisën një vit pasi u shfaqën rastet e para janë karakterizuar nga vonesat dhe përplasjet diplomatike.

Teoria e Pekinit se virusi nuk ka origjinën fare në Kinë por është importuar në ushqim të ngrirë është cilësuar “e mundur” por shumë e pamundur të ndodhë.

Zyrtarët e OBSH-së ende nuk janë bindur për gjetjet.

“Ne do të lexojmë raportin dhe do të diskutojmë, do të përpunojmë përmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm me vendet anëtare. Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe garantojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Raporti po vëzhgohet nga afër, pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen, por është gjithashtu jashtëzakonisht i ndjeshëm pasi Kina hedh poshtë çdo sugjerim se është fajtore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026