Vendet e BE, ku punonjësit paguhen më shumë për një orë pune
Për vitin 2020, kostoja mesatare për një orë pune në Bashkimin Evropian në të gjithë ekonominë (përfshirë agrikulturën dhe administratën publike) ishte 28.5 Euro, ndërsa në zonën euro arrin në 32.3 Euro.
Këto të dhëna janë bërë publike nga të dhënat e Eurostat, ku tregohet se vendi me nivelin më të lartë të pagesës është Danimarka ndërsa nivelin më të ulët e ka Bulgaria.
Mes vendeve të BE ka një hendek të madh të nivelit të pagesës për një orë pune, ku në Bulgari arrin në 6.5€, Rumani, 8.1€, Hungari 9.9€ ndërsa vendet me nivelin më të lartë janë Danimarka me 45.8€, Luksemburgu me 42.1€ dhe Belgjika me 41.1€.
Sa u takon diferencave mes sektorëve të ekonomisë, në ndërtim pagesa mesatare për një orë pune ishte 25.6 euro në të gjitha vendet e BE, ndërsa në shërbime ora e punës paguhet 28.2 euro. Akoma më shumë paguhen ata që punojnë në administratë publike pasi mesatarisht për një orë pune marrin 29.7 euro.
Rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 e ka pasur Portugalia me 8.6%, e ndjekur nga Lituania (7.5%) dhe Sllovakia (7%). Ndërsa ulje kanë pasur Malta, Qipro dhe Irlanda.
Pagesa mesatare për një orë punë:
Mesatarja e BE 28.5€
Zona Euro 32.3€
Bulgaria 6.5€
Rumania 8.1€
Hungaria 9.9€
Danimarka 45.8€
Luksemburgu 42.1€
Belgjika 41.1€

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta