‘Atletet e djallit’, ndalohen përkohësisht shitjet, kompania Nike fiton mbështetje nga gjykata

2 Prill 2021 | 08:50

Një gjykatës federal doli në krah të kompanisë Nike duke urdhëruar kompaninë në Brooklyn për të ndaluar përkohësisht shitjet e atleteve të njohura ndryshe si “Satan Shoes” apo këpucët e djallit të prodhuara në bashkëpunim me reperin Lil Nas X.

Gjykatësi Eric Komitee në Brooklyn e mori vendimin  tre ditë pasi kompania Nike paditi kompaninë “MSCHF Product Studio Inc”, duke pretenduar se atletet me ngjyrë të zezë dhe të kuqe, që i referohen djallit, të cilat mbajnë logon e Nike, shkelnin markat e saj tregtare.

Atletet janë versione të personalizuara të atleteve “Nike Air Max 97” që pretendojnë të përmbajnë në shtresat e mesit një pikë të gjakut njerëzor dhe ku janë shkruar pjesë nga fragmenti biblik  “Lluka 10:18”, që i referohet rënies së Satanait nga qielli.

Vetëm 666 çifte, me kosto prej 1,018 dollarë secili, arritën të prodhohen.

Lil Nas X, i njohur për këngën “Old Town Road”, po planifikonte të zgjidhte se kush do të merrte çiftin e 666-të, por ky plan u tërhoq pas padisë së Nike.

Artisti nuk është i pandehur në çështjen. Avokatët e Nike dhe kompanisë në Brooklyn nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Avokatët e MSCHF thanë që “Satan Shoes’ nuk ishin atlete tipike, por më tepër vepra arti të numëruara individualisht”, duke ndjekur “Jesus Shoes” të kompanisë bazuar në të njëjtin model Nike në 2019.

Ata thanë se një urdhër ndalimi i përkohshëm ishte i panevojshëm sepse blerësit e këpucëve nuk do të mendonin se Nike ishte e përfshirë, dhe të gjithë përveç çiftit 666 ishin shitur tashmë dhe nuk ktheheshin më.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026