Rusia përpiqet të kontrollojë rrjetet sociale me qëllim shtypjen e opozitës
Autoritetet ruse po përpiqen të bllokojnë postimet e rrjeteve sociale që bëjnë thirrje për tubime masive kundër arrestimit të kritikut të qeverisë ruse, Alexei Navalny. Autoritetet i kanë dërguar kompanitë e mediave sociale në gjyq, duke kërcënuar madje se do të bllokojnë askesin në platformat e tyre në Rusi.
Seancat gjyqësore kanë filluar ditën e sotme, në Moskë. Platformat e shënjestruara nga autoritetet ruse janë Twitter, Google, Facebook, TikTok dhe Telegram, të gjitha me pretendimin se kanë dështuar të fshijnë postimet që ftojnë të rinjtë për të marrë pjesë në protesta të paligjshme dhe që autoritet ruse kanë tentuar t’i bllokojnë.
Muajin e kaluar, Roskomnadzori rus filloi të akuzonte Twitter-in, duke thënë se platforma nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e parashtruara për të fshirë përmbajtjen e ndaluar. Më 16 mars, Roskomnadzori paralajmëroi se nëse Twitter nuk do të respektonte kërkesat për fshirjen e përmbajtjes së ndaluar brenda një muaji, do të konsideronte bllokimin e aksesit në këtë platformë në shtetin rus.
Përmes platformave të rrjeteve sociale gjatë këtij viti, me mijëra rusë janë thirrur që të dalin në protestë për të kërkuar lirimin e aktivistit të burgosur të opozitës, Navalny. Vala e demonstratave, më e madhja ndër vite, ka përbërë një sfidë të madhe për Kremlinin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta