Holanda pezullon përdorimin e AstraZeneca për moshat nën 60 vjeç
2 Prill 2021 |
19:32
Holanda ka vendosur të pezullojë përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarë nën moshën 60 si një masë “kujdesi paraprak”.
Në një deklaratë të bërë publike pasditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërmarrë vendimin pas një raporti nga organi këshillues Lareb mbi pesë gra në vend të cilat kishin pasur mpiksje gjaku pasi kishin marrë vaksinën.
Të gjitha rezervimet aktuale të qytetarëve nën moshën 60 që në pritje të vaksinës së prodhuar nga firma britaniko-suedeze do të anulohen deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet holandeze kanë thënë se do të rishikojnë vendimin javën e ardhshme teksa presin një raport të përditësuar nga Agjencia Europiane e Barnave, i cili pritet të publikohet të mërkurën.
Lexoni gjithashtu
Lajme të Sugjeruara
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta