Treni me turistë del nga shinat, 50 të vdekur në Tajvan

2 Prill 2021 | 19:53

Të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel. Treni u godit me një kamion dhe shënoi katastrofën më të rëndë hekurudhore në ishull në të paktën katër dekada.

Treni, një ekspres që udhëtonte nga Taipei në Taitung po transportonte rreth 350 turistë. Imazhet e skenës së rrëzimit tregojnë se vagonët brenda tunelit ishin dëmtuar nga goditja, ndërsa të tjerët u përmbysën , duke penguar ekipet e shpëtimit që të arrinin pasagjerët.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se një kamion dyshohet se rrëshqiti në shtegun e trenit DUKE shkaktuar edhe aksidentin e frikshëm

Pjesa e përparme e trenit ndodhej jashtë tunelit dhe ata që ishin në vagonë akoma në tunel po çoheshin drejt sigurisë, tha administrata hekurudhore e Tajvanit.

Imazhet treguan pasagjerë duke mbledhur valixhe dhe çanta në një karrocë të anuar nga shinat dhe të tjerët që ecnin përgjatë shinave të mbushura me rrënoja. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që mendohet të  kenë mbetur të bllokuar në rrënoja.

Bregu malor lindor i Tajvanit është një destinacion i njohur turistik dhe linja hekurudhore nga Taipei poshtë bregut lindor është e njohur për tunelet dhe rrugën e saj që përgjatë bregdetit, aty ku ndodhi edhe aksidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026