Tensione në Ukrainë, Moska: Ndërhyrja e jashtme, shkatërruese. Reagon SHBA-ja
Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë thelluar më tej për shkak të situatës në lindje të Ukrainës, ku raportohet se Moska po rrit praninë ushtarake, me tanke, trupa dhe pajisje të tjera.
Vetë Kremlini paralajmëroi se nëse Perëndimi e në veçanti Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në mbrojtje të Kievit, kjo do të shkaktonte një katastrofë, që do të çonte në shkatërrimin e shtetit të Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara e shohin Ukrainën në lentën e gjeopolitikës. Por, Ukraina pranë Rusisë e bën Rusinë të madhe. Rusia pa Ukrainën nuk ka rëndësi globale. Presidenti Putin e ka thënë këtë jo shumë kohë më parë, por kjo deklaratë është e vlefshme edhe sot, se ata që do të përpiqen të nisin një luftë të re në Donbas do të shkatërrojnë Ukrainën”, u shpreh Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.
Nga ana tjetër, Uashingtoni zyrtar ka deklaruar se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se, veprimet destabilizuese të Rusisë përshkallëzojnë situatën dhe minojnë uljen e tensioneve të arritur korrikun e kaluar me ndërmjetësimin e OSBE-së.
Nga ana e tij, Kremlini insistoi të premten se çdo vendosje e trupave të NATO-s në Ukrainë do të detyrojë Moskën të marrë masa të mëtejshme për të garantuar sigurinë e saj.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet në Ukrainën lindore, Rusia: Çdo vendosje e trupave të NATO-s na detyron për masa shtesë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta