Ekstremi i djathtë në Hungari rrëzon statujën kushtuar lëvizjes “Black Lives Matter”
Një skulpturë nga Péter Szalay, kushtuar lëvizjes “Black Lives Matter”, u vendos të enjten në Hungari, dhe u hoq vetëm një ditë pasi ajo u ekspozua. Protestuesit e ekstremit të djathtë e rrëzuan statujën me dhunë.
Vepra një metër e lartë që përshkruante Statujën e Lirisë të Nju Jorkut por me ngjyra ylberi, ka shkaktuar polemika në vend midis qeverisë së Viktor Orbanit.
Statuja që u ngrit në qytetin e Budapestit quhet “Lady Liberty” dhe portretizon statujën e Lirisë që ngre grushtin e saj të djathtë në ajër dhe në dorë mban një pllakë ku shkruhet: “Black Lives Matter”.
Skulptori Szalay u shpreh i sigurt për Euronews se vepra e tij duhet të vijonte të ekspozohej së paku edhe për dy javë të tjera.
“Fati i statujës ishte edhe më interesant nga sa mendoja,” tha z. Szalay pasi vepra e tij artistike ishte tërhequr, ku më pas shtoi se heqja e statujës tregon se sa e ndrydhur është shoqëria jonë.
Statuja e z. Szalay shkaktoi trazira menjëherë pasi ky i fundit fitoi tenderin për art publik në lagjen 9-të të kryeqytetit hungarez.
“Black Lives Matter është në thelb një lëvizje raciste. Racisti nuk është personi që kundërshton një statujë, por personi që e ngre atë,” tha Gergely Gulyás, shefi i stafit të Orbanit.
Mirëpo kryebashkiakja e atij rrethi, Krisztina Baranyi, e mbrojti veprën e artit duke theksuar se qëllimet e lëvizjes “Black Lives Matter” për të kundërshtuar racizmin dhe brutalitetin e policisë, në Hungari janë po aq të rëndësishme sa në çdo vend tjetër”.
Vetë skulptori u shpreh se ishte nervoz në momentin që statuja u vendos, pasi një parti politike e ekstremit të djathtë hungarez, “Lëvizja Atdheu ynë”, kishte premtuar më herët se do ta parandalonte ngritjen e saj.
Reagimi i ekstremit të djathtë ishte më i zellshëm nga sa skulptori e kishte imagjinuar kur u instalua vepra artistike. Para se statuja të hiqej, protestuesit e spërkatën atë me bojë dhe vendosen dërrasa rreth saj.
“Do të ishte mirë që dërrasat të qëndronin aty, pasi dukej sikur po e mbronin statujën. Kjo do e bënte jetën e përtejme të statujës edhe më interesante”, shtoi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta