G7 mbështet ‘armëpushimin olimpik’ për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

16 Qershor 2024 | 09:41

Liderët më të fuqishëm botërorë kanë propozuar një ndalim të përkohshëm të të gjitha konflikteve,  duke përfshirë Ukrainën, gjatë Lojërave Olimpike të muajit të ardhshëm.

Udhëheqësit e G7, u kërkuan “të gjitha vendeve të respektojnë armëpushimin olimpik individualisht dhe kolektivisht”.

Parisi do të presë Lojërat nga 26 korriku deri më 11 gusht, e ndjekur nga Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator dhe presidenti francez Emmanuel Macron po shtyn për pauza në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, si dhe në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Sudan.

Rusia ka reaguar ndaj propozimit për të ndaluar përkohësisht ofensivën e saj në Ukrainë, duke thënë se Kievi mund ta përdorë atë si një mundësi për t’u rigrupuar dhe riarmatosur.

OKB-ja në nëntor propozoi kohëzgjatjen e armëpushimit olimpik, nga një javë para fillimit të Lojërave deri në një javë pas mbylljes së Lojërave Paralimpike.

Pekini nga ana tjetër ka thënë se çdo proces paqeje do të kërkonte pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës dhe ka hedhur idetë e veta për paqen.

Kërkimi për të pezulluar konfliktet e armatosura nën një armëpushim olimpik është një traditë e gjatë, që daton që nga Lojërat Olimpike të lashta në Olimpia në 776 para Krishtit.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026