Mbappe përfshihet në fushatë në Francë, u kërkon të rinjve të mos votojnë ekstremet
Në prag të ndeshjes së parë të Francës në Kampionatin Evropian, sulmuesi Mbappé bëri thirrje të dielën për popullin francez që të votojë dhe paralajmëroi kundër “ekstremeve” në një kohë kur e djathta ekstreme kërkon të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Francë.
“Ky është një moment vendimtar për historinë e Francës, është një ngjarje e paprecedentë,” tha Mbappé. “Ne jemi një gjeneratë që mund të bëjë ndryshimin, mund të shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë.”
Mbappé shtoi se kjo ishte “një situatë që është edhe më e rëndësishme se ndeshja e sotme,” kur Franca luan kundër Austrisë. Diskutimi i politikës nuk do të dëmtojë shanset e Francës në fushë, shtoi ai: “Njëri nuk pengon tjetrin.”
Më herët, federata kombëtare e futbollit kishte bërë thirrje që mediat të shmangnin pyetjet për lojtarët e saj në Gjermani lidhur me zgjedhjet në Francë.
Federata tha se është “shumë e lidhur me lirinë e shprehjes, qytetarinë dhe mbështet thirrjen e nevojshme për të votuar, që është një kërkesë demokratike.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta