Protesta kundër kufizimeve, manifestime në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Rumani
Protestues që kundërshtojnë masat anti-COVID-19 mbushën të shtunën rrugët e kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, teksa vendi përjetoi ditën e shtatë të demonstratave që kur kufizimet e reja hynë në fuqi të dielën e kaluar.
Rregullat e reja përfshijnë një shtetrrethim nga ora 21:00 dhe orare të shkurtra pazari.
Vendi i Evropës lindore aktualisht po lufton me valën e tretë të COVID-19 dhe gjatë javës ka regjistruar numrin më të lartë të pacientëve në repartet e terapisë intensive.
Protestat u kthyen në përleshje në St. Gallen të Zvicrës, pasi grupe të rinjsh sulmuan policinë. Bomba molotov, plumba gome dhe gaz lotsjellës u përdorën, ndërsa 19 persona u arrestuan.
Thirrja për tubim ishte bërë në rrjetet sociale dhe qindra të rinj morën pjesë në to.
Protesta më paqësore, por me më shumë njerëz u mbajtën në Shtutgart. Disa mijëra njerëz nga Gjermania u mblodhën atje për të demonstruar kundër masave kufizuese.
Ata iu përgjigjën thirrjes së disa shoqatave civile, që kanë organizuar tubimet më të mëdha kundër izolimit në Gjermani që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë, një grup artistësh protestuan gjysmë të zhveshur para Ministrisë së Kulturës në Paris, të zemëruar nga mbyllja e subjekteve kulturore si pasojë e pandemisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta