Vijon vaksinimi në Evropë, qytetarët në radhë për të marrë dozën, autoritetet përshpejtojnë procesin
Edhe gjatë të dielës së Pashkës punonjësit shëndetësorë në veri të Parisit ishin të ngarkuar duke vaksinuar qytetarët.
Mijëra francezë i kaluan këto pushime duke mbajtur radhë për të pritur momentin e vaksinimit. Radhët ishin të gjata në të gjitha pikat e ngritura.
Autoritetet po përpiqen të përshpejtojnë procesin e vaksinimit, pasi rastet e reja me COVID-19 vijojnë të rriten.
“Njerëzit, të cilët kualifikohen për t’u vaksinuar janë gjithmonë shumë të lumtur kur u caktohet një takim, e të lumtur kur e marrin një të tillë. Problemi është tek njerëzit që nuk kualifikohen akoma dhe duan të vaksinohen shpejt, çka unë e kuptoj pasi ata duan të kthehen në një jetë normale. Ne u shpjegojmë me kujdes se do të vijë koha e tyre dhe se për momentin jemi ende të përqendruar në tek njerëzit që janë më të riskuar dhe fatkeqësisht nuk jemi në gjendje të vaksinojmë të gjithë me dozat që na shpërndahen”, u shpreh Majida El Mokhtari, mjeke.
E vërtetë ka entuziasëm për vaksinat, por varet edhe nga doza që merr.
Mosbesimi mbi AstraZeneca do të thotë se më shumë se 500 doza në Calais gjatë fundjavës nuk u përdorën ndonëse OBSH dhe EMA kanë dhënë autorizimin për këtë lloj vaksine.
Gjermani
Gjermania po ashtu po përshpejton programin e vaksinimit. Më të moshuarit në qytetin Këln presin në radhë për t’u vaksinuar duke pranuar edhe dozat e AstraZeneca. Sipas rekomandimit të autoriteteve gjermane kjo vaksinë u injektohet të gjithë personave mbi 60-vjeç. Një vendim i tillë u mor pas rritjes së shqetësimeve se u raportua për disa raste me mpikse gjaku.
“Sigurisht ka pak shqetësim, por mendoj se gjithmonë ekziston një rrezik me vaksinat. Është kjo ajo çka ndodh me të gjitha vaksinat. E kjo është arsyeja përse unë e bëra vaksinën tani”, u shpreh Ilse Rexwinkel, 64-vjeçarja e vaksinuar me AstraZeneca.
Portugali
Në të tjera shtete evropiane masat kufizuese forcohen për të ngadalësuar ritmet e përhapjes së virusit. Portugalia rikthen shtrëngimet në udhëtimet me Spanjën. Zgjaten kërkesat e karantinës për qytetarët që vijnë në rrugë tokësore apo përmes detit, duhet të qëndrojnë të izoluar 11 ditë më shumë. Kufizimet duhej të hiqeshin këtë fundjavë, por nga ky vendim përjashtohen ata që transportojnë mallra, punonjësit sezonalë në kufi dhe ata të emergjencave.
Greqi
Edhe autoritetet në Greqi për shkak të rritjes së të infektuarve bënë me dije se zgjaten kufizimet për fluturimet e brendshme të paktën deri në 12 prill dhe deri në 19 prill fluturimet ndërkombëtare.
Lexoni gjithashtu:
Izolimi në Evropë, mbushen plazhet në Spanjë e Francë, në Itali vijon vaksinimi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta