“Do avancojmë fuqinë bërthamore”- Putin: Garanci për mbrojtjen e Rusisë

22 Qershor 2024 | 13:45

Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur tone të ashpra ndaj Perëndimit. Pasi u shpreh i hapur për rishikimin e doktrinës bërthamore ruse, me një ulje të pragut për përdorimin e armëve atomike, Putin ka njoftuar se ka në program zhvillimin e mëtejshëm të fuqisë bërthamore, me raketa të qëlluara nga toka, deti dhe ajri, si garanci për mbrojtjen strategjike të Rusisë dhe për të mbrojtur ekuilibrat e pushtetit në botë.

Megjithatë, përmes zëdhënësit të tij Dmitry Peskov, Putin ka lënë të kuptohet se është i hapur edhe për të nisur bisedime strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i trajtuar problemet e shumta të sigurisë globale në tryezë.

“Megjithatë, këto bisedime duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të marrin parasysh situatën e Ukrainës dhe rolin e amerikanëve në konflikt”, ka shtuar Peskov.

Ndërkohë, në kuadër të luftës së re të ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka ardhur edhe vendimi i Uashingtonit për të ndaluar përdorimin e software-it të njohur rus kundër viruseve elektronike, “Kaspersky”, duke e akuzuar kompaninë se është e lidhur me autoritetet e Moskës.

Administrata amerikane ka vendosur sanksione ndaj 12 drejtuesve të kompanisë, e cila është përgjigjur me një notë proteste, duke deklaruar se vendimi është marrë në bazë të klimës aktuale gjeopolitike dhe për shkak të frikës hipotetike dhe që shkon në avantazh të kriminalitetit informatik.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026