Parada e mumieve të Egjiptit, 22 mumie faraonësh parakaluan të sigurta drejt Muzeut Kombëtar

5 Prill 2021 | 11:46

Përmes një parade të veçantë dhe madhështore 22 mumiet faranoike u zhvendosën  nga Muzeu Egjiptian në Sheshin Tahrir në qendër të Kajros në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian.

Parada e quajtur “Parada e Artë e Faraonit” mori vëmendje në të gjithë Egjiptin e jo vetëm.

Eventi nisi me 22 automjete të stilit antik të dizajnuara posaçërisht për paradën ku secila mbante emrin e mumies së mbretit ose mbretëreshës, duke lëvizur nga Sheshi Tahrir, i shoqëruar nga parada e karrocave, motoçikletave, burrave dhe grave të veshur me stilin  e lashtë egjiptian. Automjetet e personalizuara, të cilat ishin rreshtuar sipas një  rendi kronologjik të mumieve që mbanin, ishin të pajisura me amortizues për të parandaluar dëmtimin e relikeve të çmuara gjatë transportit.

Mumiet mbretërore u përkasin 18 mbretërve dhe katër mbretëreshave nga dinastitë 17, 18, 19 dhe 20 që sunduan Egjiptin e lashtë mbi 3,000 vjet më parë.

Rreth një orë para se të niste parada, Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi përuroi sallën kryesore të  mumieve në Muzeun Kombëtar, i shoqëruar nga Ministri Egjiptian i Turizmit dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.

Ministri shpjegoi se salla kryesore e Muzuet Kombëtar përmban 1,500 objekte dhe ajo do të jetë e hapur për vizitorët, ndërsa salla e mumieve do të hapet në 18 Prill për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, e njohur gjithashtu si  Dita e Trashëgimisë.

22 mumiet mbretërore të Paradës së Artë të Faraonit u zbuluan në dy grumbullime, e para u zbulua në 1881 dhe e dyta në 1898, të dyja në provincën e Luxor të pasur me monumente të Egjiptit të Epërm. Parada e shquar dhe madhështore tregon se Egjipti feston dhe nderon paraardhësit e tij.

Përmes zhvendosjes masive të mumieve, qeveria egjiptiane jo vetëm që po kërkon të tregojë civilizimin egjiptian, por edhe për të ndikuar në  industrinë e turizmit të vendit, e cila është goditur nga pandemia e COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026