BE e shqetësuar për aktivitetet ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën

5 Prill 2021 | 14:47

Bashkimi Europian ka shprehur “shqetësim të  thellë” mbi lëvizjet e fundit të forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Josep Borrell, shefi i unionit për marrëdhëniet e jashtme, shprehu mbështetjen për Kievin pas një telefonate me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

“Ne po ndjekim me shqetësim të madh aktivitetet ushtarake rus përreth Ukrainës”, shkroi Borrell në Twitter.

“Mbështetje të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

Borrell konfirmoi se këtë muaj pritet të mbahet një takim midis ministrit të Jashtëm të Ukrainës Kuleba dhe atyre të BE, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Kievi akuzon Rusinë se ka mbledhur një numër të lartë trupash ushtarakë në kufijtë veriorë dhe lindorë të vendit, si dhe në Krimenë e aneksuar nga Moska më 2014.

Kremlini nuk i ka mohuar aktivitetet e fundit ushtarake, por këmbënguli se ato nuk “cenojnë” askënd.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026