Fituesit e “SAG Awards”, Triumfojnë filmat “Gjyqi i Çikagos 7″ dhe “Fundi i errët i Ma Rainey”
Ndonëse larg skenës është mbyllur edhe edicioni i 27 i çmimeve SAG kushtuar dramave dhe komedive. Triumfojnë filmat “Gjyqi i Çikagos 7″ dhe “Fundi i errët i Ma Rainey.
Drama në sallën e gjyqit “Gjyqi i Çikagos 7” dhe filmi i periudhës së xhazit “Fundi i errët i Ma Rainey” ishin fituesit e mëdhenj e çmimeve të edicionit të 27 të Screen Actors Guild, një nga ceremonitë e fundit të mëdha para natës së Madhe të Oskar. Çmimet “SAG” fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë dhe si grup në filmat artistikë, si dhe në dramat televizive dhe komedinë në seri.
“Gjyqi i Çikagos 7”, një ngjarje e zhvilluar gjatë një proteste të Luftës së Vietnamit në 1968, mori çmimin për grupin më të mirë me një kast aktorësh që përfshin Sacha Baron Cohen, Eddie Redmayne,, Frank Langella dhe Mark Rylance.
Chadwick Boseman, i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar në moshën 43 vjeç, mori një tjetër çmim për rolin e tij të fundit si një përformues ambicioz i trumpetës në vitet ’30 në filmin “Ma Black Raundy’s Black Bottom”.
Viola Davis fitoi çmimin për aktoren më të mirë për interpretimin e një dive të xhazit në filmin “Ma Rainey”reini
Të katër aktorët Triumfues ishin njerëz me ngjyrë, hera e parë që kjo ka ndodhur në historinë e çmimeve SAG.
“Minari”, historia në gjuhën koreane e një familje emigrantësh në Arkansas, solli një çmim për aktoren më të mirë mbështetëse për artisten veterane të Koresë së Jugut Jung që luan rolin e një gjysheje të pabesë.
Ky event gjithashtu vlerëson interpretuesit e televizionit, me kastet e “Schitt’s Creek” dhe “The Crown” duke rrëmbyer çmimet kryesore përkatësisht për kategoritë komedia dhe drama më e mirë televizive.
Për shkak të pandemisë edhe ky event u zhvillua larg skenës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta