Moderatori televiziv që u bë lojtar kyç në krijimin e qeverisë së re në Bullgari
Rritja e influencës së një prezantuesi televiziv në Bullgari, ka vështirësuar formimin e një koalicioni funksional për qeverinë e re në vend.
Njohur ndryshe si “SLAVI” për pjesën më të madhe të bullgarëve, Slavi Trifonov tashmë drejton partinë e re “anti-establishment” e quajtur “Ka njerëz të tillë” (There Is Such a People).
E formuar vitin e kaluar gjatë protestave kundër korrupsionit, ajo mund të ndikojë negativisht në krijimin e një koalicioni nga kryeministri në detyrë Boyko Borissov.
Partia e sapoformuar pritej të kishte shumë sukses, por askush nuk kishte menduar sa shumë. Ai mund të dalë mbi Partinë Socialiste dhe të ketë numrin më të lartë të deputetëve në parlament pas partisë së kryeministrit Bojko Borisov.
Trifonov, prezantues dhe këngëtar i një shfaqjeje televizive, refuzoi të jepte ndonjë intervistë apo të bënte ndonjë dalje në televizion, por nëpërmjet një postimi në Facebook ai falënderoi mbështetësit e tij duke thënë: “Sot ju jeni fituesit! Ju morët mbrapsht fuqinë dhe ndryshimi është i pashmangshëm”.
Hristo Panchugov, Asistent Profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Ri të Bullgarisë thotë se ka akoma shumë për t’u diskutuar para formimit të koalicionit të ri.
“Meqenëse ai nuk diskutoi për politikë dhe as nuk u përpoq të përcaktojë se si do të duken këto ndryshime për të cilat flet, në parlamentin e ardhshëm, rezultatet kanë anët e mira dhe të këqija. Ana e mirë e rezultateve është se energjia e protestave të vitit të shkuar është akoma gjallë në vendin tonë, e mishëruar tek Slavi Trifonov. Ana e keqe është se tani atij do t’i jepet një mandat për të formuar një qeveri me njerëz që askush nuk i ka takuar ndonjëherë, dhe pa ndonjë ide të qartë për drejtimin politik të vendit”, shpjegoi Hristo Panchugov, në një intervistë për Euronews.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta