Putin nënshkruan ligjin, në krye të Kremlinit deri në vitin 2036
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që i lejon të rikandidojë për kryetar shteti. Drafti, i publikuar në portalin e informacioneve zyrtare, i referohet ndryshimit në legjislacionin elektoral, në përputhje me amendamentet e Kushtetutës, që janë miratuar më parë.
Këto ligje vendosin një kufizim strikt për numrin e mandateve presidenciale, jo më shumë se dy për person, por në të njëjtën kohë përcaktojnë që për kreun aktual të shtetit, mandatet do të numërohen duke filluar nga ndryshimi.
Tani, Vladimir Putin ka shansin të mbajë pushtetin të paktën deri në 2036-n, natyrisht nëse rizgjidhet edhe dy herë më shumë.
Reformimi i legjislacionit elektoral përfshin kufizime të reja mbi kandidatët për postin e kreut të shtetit dhe zëvendësit të tij. Vetëm ata që nuk kanë pasur kurrë nënshtetësi të huaj, ose një leje qëndrimi dhe kanë jetuar vetëm në Rusi në 25 vitet e fundit do të mund të garojnë për t’u zgjedhur.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta