Vinotekat nënujore në Evropë, vjetrimi i verërave kërkon temperatura konstante dhe mungesë drite
Disa prodhues vere në Evropë i janë drejtuar detit për të përmirësuar shijen e verërave të tyre. Vjetrimi i duhur i verërave kërkon temperatura konstante, errësirë dhe kohë. Dhe këto kushte mund të gjenden nën ujë.
Pasi u rikuperuan disa shishe në gjende shumë të mirë, nga një anije e mbytur në luftën e parë botërore, prodhuesit e verës kanë nisur të shfrytëzojnë kushtet që ofron thellësia e detit. Logjika konsiston në faktin që kushtet atmosferike nën ujë, janë ideale për të favorizuar vjetrimin e verës. Mungesa e dritës dhe temperaturat konstante ndihmojnë në maturimin e verës, ndërkohë që ekspertët janë të bindur se kantinat nënujore lënë gjurmë edhe në veçantinë e shijes së verërave.
“Një veçori e verërave të vjetruara nën sipërfaqen e detit, është mënyra se si ato evoluojnë. Në ndryshim nga verërat që vjetrohen në kantina, ato që lihen nën ujë staxhionohen më shpejt dhe shija dhe aroma e tyre është më e butë, pasi maturohen më shpejt. Duhet ende të bëhet një kërkim më i detajuar shkencor mbi këtë temë, por për industrinë është një hap i madh përpara…një mënyrë argëtuese për të shijuar diçka të re”, tha Mark o’neill, ekspert somelier.
Kantinat nënujore janë zhvilluar 10 vitet e fundit. Kjo mënyrë e prodhimit të verës ka ekzistuar për mijëra vjet, por po përdoret kohët e fundit edhe nga prodhuesit evropianë të verërave
Vjetrimi nën det është një teknikë e shtrenjtë, çka shpjegon dhe faktin që shishet e verës që vjetrohen nën det janë 3-4 herë më të shtrenjta se ato tradicionalet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta