‘Liri, jo diktaturë’, qindra protestues në Berlin kundërshtojnë masat kufizuese

6 Prill 2021 | 08:13

Me qindra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin gjerman Berlin, jo për të festuar Pashkën, por për të protestuar kundër masave kufizuese anti-COVID të vendosura për të ulur numrin e të infektuarve gjatë kësaj vale të tretë të pandemisë.

Më shumë se 300 persona protestuan në Portën e Brandenburg për të kritikuar kufizimet, të cilat sipas demonstruesve po dhunojnë e shkelin të drejtat e tyre.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohet “Vaksinimi i barabartë me kimikatet toksike dhe gjenocidin”. E po ashtu brohorisnin “liri jo diktaturë”.

Nga e premtja e 1 prillit në Berlin ka hyrë në fuqi shtetrrethimi gjatë natës. Autoritetet bën me dije se njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm ose me një tjetër persona nga ora 21 në orën 5 të mëngjesit. Fëmijët nën 14-vjeç janë të përjashtuar nga këto vendime.

Që nga nisja e pandemisë një vit më parë ky është shtetrrethimi i parë i vendosur në Berlin.

Edhe në Hamburg ka hyrë në fuqi ndalimi i qarkullimit gjatë natës ku supermarketet dhe të tjera shërbime mbyllen në orën 21:00.

Ndryshe nga Britania dhe Franca, 16 shtetet e Gjermanisë, të cilat drejtojnë më vete çështjet e tyre të kujdesit shëndetësor dhe të sigurisë, kanë ngurruar të vendosin kufij drastikë të lëvizjes nga frika e dëmtimit të mëtejshëm të ekonomisë, si dhe një pakënaqësie që ekziston ndaj kufizimeve të gjera të lirive për më shumë që janë tepër të kujdesshëm për të kaluarën e tyre naziste.

Sipas Instituti Robert Koch gjatë të hënës numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani u rrit me 8,497, ndërsa numri i viktimave me 50.

Lexoni gjithashtu:

Berlini ndërpret vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Evropa hapet gradualisht, lehtësohen masat në Angli, Greqi dhe Portugali

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026