BE presion Bullgarisë, Brukseli kërkon më shumë përpjekje kundër korrupsionit
Presioni evropian mbi Bullgarinë do të rritet në mënyrë që vendi të bëjë më shumë përpjekje kundër korrupsionit. Pas zgjedhjeve të fundjavës, partia e kryeministrit Borissov humbi mbështetjen dhe do ta ketë të vështirë formimin e një koalicioni.
Në të njëjtën kohë, dy parti hynë për herë të parë në Parlament, të frymëzuara nga protestat anti-korrupsion të vitit të kaluar.
“Duhet të shohim nëse vota që rrjedh nga protestat kundër korrupsionit do të ketë një impakt. Shpresa më e madhe në nivel evropian është ardhja në Parlament e Partisë Demokratike të Bullgarisë. Arsyeja e ekzistencës së këtij koalicioni është futja në programin e tij të qëllimit për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Pa harruar rishikimin e reformës në gjyqësor, atë për zyrën e kryeprokurorit, që kanë qenë shumë problematike”, thotë Antoaneta Dimitrova, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Leiden.
Lidershipi i Boyko Borissov është kritikuar ashpër nga OJQ-të sa i takon sundimit të ligjit dhe lirisë së shtypit. Por qeveria bullgare e qendrës së djathtë, ndryshe nga ato hungareze dhe polake, nuk përbën një problem të madh për Brukselin.
“Borissov nuk e ka kritikuar kurrë hapur projektin evropian. Gjithashtu, ai ka ndjekur gjithmonë strategjinë e tij dhe nuk është kritikuar kurrë për qasjen anti-evropiane. Ai do të ndodhet nën presion, por presioni do të vijë kryesisht nga zyra e prokurorit publik evropian, që në parim të ketë më shumë hetime. Mungesa e aftësisë për të formuar një qeveri do të thotë se ka pak gjasa që të nisen hetime të motivuara politikisht, por dhe më pak mundësi për të përdorur shtetin në nivel kombëtar dhe lokal për qëllime korruptive”, thotë Antoaneta Dimitrova.
Me situatën aktuale, Bullgaria mund të vonojë në dhënien e konsensusit për paketën prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e BE pas pandemisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta