Përkujtimi i Holokaustit, 80 vite nga pushtimi nazist dhe masakra ndaj komuniteteve hebraike
Përmes ceremonive të dedikuara Izraeli shënon ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Në orën 10 të mëngjesit për dy minuta në Jeruzalem u dëgjuan sirenat për të nderuar gjashtë milion hebrenj të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në memorialin e Holokaustit të Jeruzalemit, Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri një paralele midis genocidit nazist dhe kërcënimit që ai thotë se shteti hebre përballet nga programi i pretenduar i Iranit për armët bërthamore.
“Një element shumë i rëndësishëm i edukimit është të ndërtojmë përgjegjësi bazuar në njohuritë që kemi. Kështu që ne vijmë këtu dhe mësojmë për historinë, për të kujtuar dhe për të përkujtuar, por gjithashtu na duhet që të ndërtojmë një botë më të mirë, një botë pa antisemitizëm, racizëm, ksenofobi, sepse të gjitha ideologjitë që çuan në Auschwitz (kamp përqendrimi) më shumë se tetë dekada më parë janë akoma rreth nesh dhe varet nga ne se si do ta ndërtojmë këtë botë,” – tha Pawel Sawicki, mësues në Qendrën e Auschwitz në Poloni.
Kanë kaluar 80 vjet që nga pushtimi nazist në territoret sovjetike, i cili hapi rrugën për masakrën masive të komuniteteve hebraike në Evropë, të cilët u torturuan dhe u persekutuan.
Bashkimi Europian ka shprehur solidaritet, duke thënë se viktimat përkujtohen “me një ndjenjë të thellë përgjegjësie”.
Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, shumë të mbijetuar marrin pjesë në ceremonitë e përkujtimit, ndajnë histori me të rinjtë dhe marrin pjesë në marshime përkujtimore në ish-kampet e përqendrimit në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët
- Foto| Rikthehen reshjet e dëborës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në Llogara
- Greva e kontrollorëve, eksperti i Aviacionit Civil: Vendim ekstrem, por i nevojshëm për zgjidhjen e situatës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta