Saga e ‘Sputnik V’, Sllovakia kërkon sqarime nga Rusia, Gjermania gati për bisedime
Instituti për Kontrollin Shtetëror në Sllovaki ka përfunduar vlerësimin e vaksinës ruse “Sputnik V”.
Një raport zyrtar thotë se, vlerësimi dështoi të bënte dallimin mes përfitimeve dhe rreziqeve që rrjedhin nga vaksina për shkak të mungesës së të dhënave nga prodhuesi, mospërputhjes së dozave dhe paaftësisë për të krahasuar stoqet e përdorura në vende të ndryshme.
Sidiqoftë, vendimi përfundimtar për përdorimin e vaksinës ruse i takon Ministrisë së Shëndetësisë.
“Çështja nuk është mbyllur ende, 3 teste të tjera laboratorike janë në zhvillim për të arritur në përfundimet finale. Ne presim një konkluzion gjithëpërfshirës brenda javës, ose në fillim të javës së ardhshme. Një konkluzion të cilin t’ia ofrojmë publikut. Nuk është diçka që do të donim ta mbanim sekret. Përkundrazi, ne duam që t’ia tregojmë publikut të dhënat finale”, u shpreh Zuzana Eliasova, zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë në Sllovaki.
Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviç kreu një udhëtim të papritur në Moskë në lidhje me vaksinën “Sputnik V”.
Ndërkohë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi të enjten se vendi i tij do të përfshihet në bisedime me Moskën për një blerje të mundshme të vaksinës ruse, e cila po analizohet nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“I shpjegova Këshillit të ministrave të Shëndetësisë të BE-së se do të diskutojmë në rrugë dypalëshe me Rusinë, për t’u informuar se kur dhe sa është sasia që mund të shpërndahet”, deklaroi Spahn për stacionin radiofonik WDR.
Lexoni gjithashtu:
Bavaria blen ‘Sputnik V’, Landi gjerman, marrëveshje për 2.5 mln doza brenda korrikut
Greqi, teste falas në farmaci, paketa ofrohet një herë në javë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta