Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit ‘Alibaba’

10 Prill 2021 | 15:13

Autoritetet kineze kanë gjobitur grupin Alibaba me 2.75 miliardë dollarë, për shkelje të rregullave kundër monopolit dhe për abuzim me pozicionin dominant, duke shënuar kështu gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në vend.

Gjoba, e barabartë me rreth 4 për qind e të ardhurave të Alibaba për vitin 2019 vjen në kuadër të një ofensive të paprecedent të qeverisë kineze ndaj konglomerateve të teknologjisë, që në muajt e fundit ka dëmtuar aksionet e tyre në bursa.

Perandoria miliardere e themeluar nga Jack Ma ka qenë nën presion të fortë pas kritikave të bëra prej tij në adresë të sistemit rregullator kinez tetorin e kaluar.

Ndërsa në dhjetor, Administrata Shtetërore Kineze për Kontrollin e Tregut njoftoi se kishte nisur një hetim mbi kompaninë. Kjo erdhi pasi autoritetet penguan një ofertë fillestare prej 37 miliardë dollarësh nga Ant Group, krahu i internetit të Alibaba.

Por ndërsa gjoba e sjell kompaninë e Jack Ma një hap larg zgjidhjes së problemeve, Ant Group do t’i duhet të bjerë dakord me një riorganizim të udhëhequr nga shteti kinez, që pritet të shkurtojë ndjeshëm vlerën e saj dhe të marrë nën kontroll disa nga bizneset e kompanisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026