Fituesit e ‘Bafta’, triumfon filmi ‘Nomadland’, aktori më i mirë vlerësohet Sir Anthony Hopkins

12 Prill 2021 | 08:26

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’ që vlerëson prodhimet më të mira kinematografike britanike dhe botërore u mbyll një natë më parë në një sallë bosh në ‘Royal Albert’.

Dhe të gjitha nominimet u prezantuan përmes videove online.

Chloe Zhao regjisorja e filmit ‘Nomadland’ është fituesja e madhe e ‘Bafta’ duke rrëmbyer çmimet ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’ dhe ‘Kinematografia më e mirë’.

Një fitore për regjisoren e re kineze, por një fitore edhe për gratë të cilat gjatë këtij viti ishin të nominuara në shumë kategori.

Triumfuesi  i çmimeve ‘Bafta’ është pikërisht ‘Nomadland’, një film i cili përshkruan jetën nomade të amerikanëve që jetojnë në rrugë.

“Faleminderit shumë. Do të dëshironim t’i kushtonim këtë çmim bukurisë nomade, të cilët me aq bujari na mirëpritën. Ata ndanë me ne ëndrrat, betejat dhe ndjenjën e tyre të thellë të dinjitetit”, tha regjisorja Chloé Zhao.

Aktorja më e mirë u shpall Frances McDormand, e cila po ashtu luan në filmin ‘Nomadland’.

Sir Anthony Hopkins fitoi çmimin e ‘Aktorit më të mirë’ për rolin e tij në filmin ‘The Father’, ku luan së bashku me Olivia Colman, me regji të regjisorit francez Florian Zeller. Filmi përshkruan historinë e një babai që gradualisht humbet kujtesën, duke e lënë vajzën e tij mes çrregullimeve. ‘E mrekullueshme’ dhe ‘e papritur’ e përshkroi 83-vjeçari momentin kur iu bë me dije çmimi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026