Irani akuzon Izraelin për sulmin në qendrën bërthamore “Natanz”
Ministri i Jashtëm iranian ka thënë se vendi i tij do të “hakmerret” për një sulm në uzinën bërthamore nëntokësore Natanz, për të cilin ka fajësuar Izraelin.
Zyrtarët iranianë thanë të dielën se impianti i pasurimit të uraniumit “Natanz” ishte shënjestër e “terrorizmit bërthamor”.
Izraeli nuk ka komentuar, por radioja publike citoi burimet e inteligjencës, duke thënë se bëhej fjalë për një operacion kibernetik “Mossad”. Ata thanë se kishte shkaktuar dëme më të mëdha sesa Irani ka raportuar deri tani.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane thanë për New York Times se një shpërthim i madh kishte shkatërruar plotësisht sistemin e brendshëm të pavarur të energjisë që furnizonte centrifugat brenda uzinës nëntokësore. Ata lajmëruan se mund të duheshin të paktën nëntë muaj për të rifilluar me pasurimin e uraniumit.
Agjencia Nour News e Iranit, e cila është e lidhur me Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, citoi një burim të Ministrisë së inteligjencës duke thënë se “autorët kryesorë” ishin identifikuar dhe po zhvillohej një operacion për arrestimin e tyre.
Problemi i parë elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të avancuara, që pasurojnë më shpejt uraniumin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta