Luftë në koalicionin e Merkel, Laschet dhe Soeder, në garë për të pasuar kancelaren

12 Prill 2021 | 16:36

Anëtarët e hershëm të partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë u mblodhën ditën e hënë për të diskutuar mbështetjen e figurës së kryetarit të partisë Armin Laschet si kandidati konservator për kancelar në zgjedhjet e shtatorit, apo të shkojë për Markus Soeder, kryetar i partisë simotër të Bavarisë.

Soeder, kryeministër i Bavarisë dhe lider i Unionit Kristian-Socialist u prezantua ditën e diel si kandidati konservator për të garuar në zgjedhjet federale të shtatorit dhe tha se do ta zgjidhte së shpejti dhe në rrugë miqësore kontestin me rivalin e tij, Laschet.

Presioni për zgjedhjen sa më parë të një kandidati që do të përfaqësojë bllokun dypartiak për të pasuar Angela Merkel, që ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi për një mandat të pestë, po rritet.

Laschet, 60 vjeç, i përket qendrës dhe shihet gjerësisht si një kandidat që do të vijojë trashëgiminë e Merkel, por ai është përplasur me të mbi kufizimet e vendosura për coronavirusin.

Kryemnistër i landit më të populluar, Rehni Verior-Vestfalia, menaxhimi kaotik që i ka bërë krizës ka minuar popullaritetin e tij.

 “Kandidimi im dhe kuptimi i përgjegjësisë së detyrës së kancelarit të Gjermanisë është se është një rol evropian. E gjithë Evropa po pret të shohë se çfarë do të bëjë Gjermania dhe cilët njerëz do të vërë në detyrë. Dhe përballë gjithë sfidave globale që shfaqen sot neve na duhen zgjidhje multilaterale. Na duhet një Gjermani evropiane”, u shpreh Armin Laschet, kryetar i CDU-së.

Ndërsa Soeder, 54 vjeç, konsiderohet një politikan dinak që është rreshtuar pranë Merkel gjatë pandemisë. Deri më sot, asnjë lider i CSU-së nuk është bërë kancelar i Gjermanisë.

Shumë konservatorë janë nervozë për kontestin federal të 26 shtatorit ku do të garojnë pa Merkel, që deri tani i ka çuar në 4 fitore.

Vetë ajo nuk ka shprehur hapur mbështetjen për asnjë kandidat, por ka lënë të kuptohet se do të mbështesë liderin e CDU-së.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026