Tërmet i fuqishëm godet Turqinë qendrore, sa ishte magnituda

7 Shtator 2024 | 10:22

Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter goditi sot rajonin qendror të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti u regjistrua në orën 09:31 me orën lokale, 34 kilometra nga Gaziantep, me një epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.

Më pas pasuan dy tërmete me intensitet më të ulët, me magnitudë 1.9 dhe 2.5 gradë. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

Meqë ra fjala, në shkurt të vitit 2023, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues prej 7.8 gradësh të shkallës Rihter, ku humbën jetën 44.218 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026