Raportet Uashington-Berlin, SHBA dërgon 500 trupa ushtarake shtesë në Gjermani
Shtetet e Bashkuara do të vendosin 500 trupa shtesë në Gjermani. Lajmi u konfirmua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i cili u ndal për një vizitë në Berlin duke shënuar një përmbysje të planeve të ish-presidentit Donald Trump për të tërhequr rreth 12.000 trupa nga shteti anëtar i NATO-s.
Homologia gjermane e Austin e cilësoi vendimin “një sinjal shumë të fortë solidariteti” dhe siguroi Shtetet e Bashkuara se vendi i saj do të bënte “gjithçka” në mënyrë që forcat amerikane të gjenin një “shtëpi të mirë”.
I pyetur për të komentuar mbi përfshirjen e Gjermanisë në ndërtimin e tubacionit të diskutueshëm të gazit natyror ‘Nord Stream 2’, sekretari amerikan edhe një herë theksoi kundërshtimin e administratës Biden mbi këtë projekt, por që nuk do të ndikojë në raportet Uashington-Berlin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta