Tango nën ujë, performancë unike në një nga pishinat më të thella në botë

14 Prill 2021 | 11:56

Dhjetë metra nën ujë, nën ritmet e muzikës, balerina spanjolle ofroi një shfaqje unike duke kërcyer një nga disiplinat më të vështira dhe pasiononte të kërcimit, tango.

Koreografja dhe balerina spanjolle Ariadna Hafez interpretoi nën ujë për ‘Tang’O’, një film i shkurtër që zgjat  tre minuta i drejtuar dhe prodhuar nga francezi Bastien Soleil.

“Ndonjëherë, arti bën diçka të  thjeshtë, sepse e dimë që gjithsesi do të jetë e bukur”, shkroi Soleil në llogarinë e tij në Vimeo.

“Gjatë këtyre 3 minutave unë do të dëshiroja që shikuesi të transportohej shumë larg rutinës së përditshme, në një botë ëndërruese, magjepsëse”, shtoi Soleil.

Mini-filmi u realizua nga zhytës profesionistë dhe çdo skenë u xhirua dhjetë metra nën sipërfaqe, pa asnjë ndihmë ajrore. Soleil thotë se balerina dhe kameramani u zhytën 120 herë për të përfunduar xhirimet e plota dhe për të dhuruar këto pamje.

Performanca u krye në pishinën “Y40” në Padova, në verilindje të Italisë, një nga pishinat më të thella në botë.

Videoja tre minutëshe, e xhiruar natën dhe me titull “Tang’O” (një lojë fjalësh në shqiptimin e  fjalës ujë, në frëngjisht. NDLR), tashmë ka siguruar me miliona shikime në rrjetet sociale që nga publikimi i saj në shkurt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026