Pasiguritë mbi vaksinën “Johnson and Johnson”, ndalet shpërndarja në BE
Pas njoftimeve se SHBA do të pezullojë shpërndarjen e vaksinës “Johnson and Johson”, e cila jepet me një dozë, Bashkimi Evropian pritet të kërkojë më shumë të dhëna mbi atë cka po ndodh.
Në SHBA është raportuar për gjashtë raste me mpiksje gjaku, ndërsa më shumë se 6.8 milionë doza të kësaj vaksine janë shpërndarë në shtetet amerikane.
Komisionerja e Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides në një postim ka pranuar se ky zhvillimi fundit do të ketë ndikim në programin e inokulimit.
Itali
Këtë javë vaksina “Johnson and Johnson” ka nisur të shpërndahet në vendet e Bashkimit Evropian, por u detyrua te ndalet. Në Itali ka mbërritur ngarkesa e parë me 184 mijë doza.
Çdo vonesë në injektim është një goditje e mëtejshme e përpjekjeve për të nxitur procesin e vaksinimit në Bashkimin Evropian, i cili është prekur thellësisht nga mungesa e furnizimit, problemet logjistike dhe shqetësimet për mpiksjet e pazakonta të gjakut në një numër të vogël të njerëzve që morën vaksinën AstraZeneca.
Të dy vaksinat J&J dhe AstraZeneca kanë të njëjtin mekanizëm, përdorin një virus të ftohtë për të dërguar gjenin spike të koronavirusit në trup, duke shkaktuar një përgjigje imune.
Presidenti i Kryqit të Kuq në Itali u shpreh se janë duke monituruar me shqetësim lajmet mbi vonesat në shpërndarje të vaksinës “Johnson and Johnson”.
Bashkimi Europian
Agjencia Evropiane e Barnave tha se “aktualisht nuk është e qartë” nëse vaksina J&J shkaktoi çrregullime të rralla të mpiksjes.
Javën e kaluar, rregullatori i barnave në BE tha se gjeti një “lidhje të mundshme” midis dozave AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, por që përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e COVID-19.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta