“Bashkë me aleatët, trupat ushtarake të kthehen në shtëpi”, Biden konfirmon tërheqjen
Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi të mërkurën planin për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara, edhe pse kritikët paralajmërojnë se paqja nuk është ende e sigurt.
Në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Biden shpalosi qëllimin për tërheqjen e 2.500 trupave amerikane nga Afganistani jo më vonë se 11 shtatori, duke filluar nga data 1 maj.
Tërheqja nga Shtetet e Bashkuara pa arritur një fitore të qartë, i hap rrugë kritikave dhe zërave se de fakto po pranon dështimin.
Sidoqoftë, në fjalimin e tij Biden insistoi se vendimi është marrë në bashkëpunim me aleatët dhe nënvizoi se është koha që trupat amerikane të kthehen në shtëpi.
“Unë jam presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara që marr një vendim mbi trupat në Afganistan. Dy republikanë dhe dy demokratë. Nuk do t’ia kaloj përgjegjësinë një të pesti. Pas konsultimeve të ngushta me aleatët tanë, me krerët e ushtrisë, ata të inteligjencës, si dhe me diplomatë dhe ekspertë kam arritur në përfundimin se është koha që Amerika t’i japë fund luftës më të gjatë të saj. Është koha që trupat amerikane të kthehen në shtëpi,” – u shpreh presidenti Biden.
Të njëjtën gjë konfirmuan edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyid Austin në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.
Blinken, Austin dhe Stoltenberg deklaruan njëzëri se tërheqja do të përfundojë brenda 20-vjetorit të sulmeve të 11-shtatorit, pasi objektivat janë arritur.
Ata dhanë garancinë se edhe pa praninë ushtarake të Perëndimit, mbështetja për popullin dhe liderët afganë do të vazhdojë.
Ndër të tjera, tre zyrtarët e lartë shprehën shqetësimin për praninë ruse në Ukrainë, si dhe mbështetjen për integritetin territorial të këtij vendi.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta