“Arrogant dhe vulgar”, Erdogan i kundërpërgjigjet ashpër Draghit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur “plotësisht arrogant dhe vulgar” kryeministrin italian Mario Draghi, i cili e quajti atë më herët një “diktator”.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në bibliotekën e Pallatit Presidencial në Ankara, Erdogan ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.
Arsyeja për krizën në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë ishin polemikat mbi protokollin e zbatuar në Ankara gjatë takimit midis presidentit Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, një skenë që shkaktoi reagime të forta nga Brukseli dhe disa vende europiane.
Për atë çka ndodhi në Ankara, Turqia këmbëngul se u aplikuan të gjitha kërkesat protokollare të Bashkimit Evropian.
Pas reagimit të kryeministrit Draghi, Turqia thirri gjithashtu ambasadorin italian në Ankara dhe ministri i jashtëm turk në një postim në twitter kritikoi Mario Draghi për gjuhën dhe cilësitë që i referoi presidentit turk.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta